”Broja nuk është problem”, Sylvinho: Nuk kam studiuar asnjë nga kundërshtarët e mundshëm

”Broja nuk është problem”, Sylvinho: Nuk kam studiuar asnjë nga kundërshtarët e mundshëm

Kuqezinjtë e kishin siguruar tashmë fazën play off, dhe sonte u mposht 0-2 nga Anglia në ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese të Botërorit 2026. Trajneri i Kombëtares, Sylvinho analizoi takimin dhe u shpreh se nuk ka studiuar asnjë nga kundërshtarët e mundshëm të play off-it. “Jam shumë krenar për lojtarët e mi. Kemi bërë një ndeshje shumë të fortë ndaj një skuadre që synon finalen e Botërorit. Është një ekip i vështirë për t’u barazuar. Kemi përmirësuar ekipin. Është një punë e madhe e bërë nga stafi dhe lojtarët. Po të shohim, Anglia ka ndryshuar nga ndeshja e parë. Është një ekip që ende nuk ka pësuar asnjë gol. Është Anglia ajo që nuk të lejon të reagosh. Është një skuadër që nëse ti...