Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Dija, monedhë më e fortë se ndërtimi’/ Cara: Duhen mësues cilësorë që të nxjerrin studentë të mirë
Deputeti i PD, Igli Cara, theksoi se dija është monedhë më e fortë se ndërtimi. Në një postim në Facebook, Cara ju drejtua qeverisë që të mos mburret për ndërtimet, pasi sipas tij mësuesit dhe studentët cilësorë kanë më shumë rëndësi. Postim i plotë: Znj.ministre ju pas një viti, mos vini të krenoheni që keni bërë shkolla. Por mbi të gjitha të krenoheni që keni nxjerrë një plejadë mësuesish cilësorë që të na prodhojnë në studentë cilësorë. Nëse ne mburremi që po bëjmë ndërtime nuk vlen. Dija është më e rëndësishme, është monedhë më e fortë. Dhe prandaj të lutemi shiheni sepse nuk është problem politik PD PS. Është problem brezash, dhe pas disa vitesh do na vijë turp që kemi qenë në këtë komision...