Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Moska ekzekuton dy ushtarë ukrainas të kapur rob, Kievi hakmerret duke i vrarë rusët
Dy ushtarë ukrainas të kapur rob janë ekzekutuar nga trupat ruse në rajonin e Zaporizhzhias, sipas organizatës ukrainase Deep State, e cila ka publikuar edhe një video të momentit të dyshuar të vrasjes. Sipas raportimit, ushtarët rusë që kryen ekzekutimin u eliminuan rreth 20 minuta më vonë nga një dron ukrainas. Pamjet po qarkullojnë gjerësisht në mediat ukrainase dhe kanë nxitur reagime të forta zyrtare. Dmytro Lubinets, Avokati i Popullit për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë, dënoi vrasjet, duke theksuar se ngjarje të tilla tregojnë “sjellje kriminale sistemike” nga ushtria ruse. Ai bëri të ditur se ka njoftuar zyrtarisht Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe OKB-në për incidentin. Ekzekutimi i të burgosurve të luftës përbën shkelje të rëndë të Konventave të Gjenevës dhe...