Alarm për reshje intensive në veri përgjatë ditëve në vijim, KESH paralajmëron qytetarët të tregojnë kujdes

Alarm për reshje intensive në veri përgjatë ditëve në vijim, KESH paralajmëron qytetarët të tregojnë kujdes

Sipas parashikimeve hidrometeorologjike, gjatë datave 17–23 Nëntor në basenin e lumit Drin priten reshje me intensitet të lartë. Reshjet e dendura do të kulmojnë në datat 18–19 dhe 22 Nëntor, kryesisht në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë. Sasia e reshjeve pritet të arrijë në Fierzë në nivelin 150–200 mm dhe në Koman–Vau i Dejës, deri në 300 mm. KESH po monitoron situatën në kohë reale dhe operimi i kaskadës po kryhet brenda kushteve teknike dhe kuotave të lejuara nga rregulloret. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe, për shkak të reshjeve intensive që mund të shkaktojnë përmbytje ose situata të rrezikshme në rrugë dhe zona të ulëta. Top Channel