“Jam kalimtar i rastit”/ Shkaktoi aksidentin ku u plagosën 4 persona dhe tentoi të mashtronte policinë, pranga 20-vjeçarit

“Jam kalimtar i rastit”/ Shkaktoi aksidentin ku u plagosën 4 persona dhe tentoi të mashtronte policinë, pranga 20-vjeçarit

Një aksident i rëndë në Milano ka lënë një 21-vjeçar në gjendje tepër kritike për jetën, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës, kur dy makina u përplasën në një kryqëzim të zonës Bicocca. Sipas policisë lokale, shoferi i njërit prej mjeteve ka rezultuar të jetë një 20-vjeçar pa patentë, i cili pas aksidentit ka tentuar të mashtrojë autoritetet duke u prezantuar si kalimtar që kishte ndaluar për të dhënë ndihmën e parë. Ai kishte edhe rroba të njollosura me gjak, por pretendoi se kishte zbritur nga një tramvaj. Hetimet, pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmia e një mjeku që ndodhej rastësisht në vendngjarje, zbuluan se i riu ishte në fakt drejtuesi i...