Berisha uron kuqezinjtë për sfidën me Anglinë dhe për ‘ëndrrën’ e Botërorit

Berisha uron kuqezinjtë për sfidën me Anglinë dhe për ‘ëndrrën’ e Botërorit

Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan kundër Anglisë në “Air Albania” sfidën e fundit të Grupit K eliminator të Botërorit, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë e kanë siguruar “play-off”-n dhe ndaj anglezëve luajnë për rezultat historik. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një status në Facebook, u ka uruar sukses heronjve kuqezi, që synojnë tashmë kualifikimin në Botëror. “Nga zemra fitore Kuqezinjve sot në ndeshjen me Anglinë, shkruan Berisha në statusin e tij.