Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
VIDEO/ Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përplas këmbësoren
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës me aksin rrugor Lushnje-Berat në afërsi të fshatit Çiflik. Një automjet tip Benz me targa AA022 PR ka përplasur një kalimtare. Shqiponja Gjoshi 53 vjeçare është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes dhe është nën kujdesin intensiv të mjekëve fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Policia në vendngjarje po dokumenton rastin dhe po disiplinon trafikun. Sipas të dhënave paraprake 53 vjeçarja ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugën në anën tjetër teksa e ka përplasur automjeti.