Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Tifozi kuqezi që ka ardhur nga Austria, Sami Muleci dikur lojtar i Sk Sturm Graz sot në ”Air Albania”
Showbiz E Diel, 16 Nëntor 2025 17:48 Stadiumi ”Air Albania” në Tiranë është i mbushur nga tifozët kuqezi, dhe për super sfidën me Anglinë kanë ardhur shqiptarë nga mbarë Europa. Njëri prej tyre është edhe Sami Muleci, një shqiptar i ri nga Kosova që jeton në Diasporë. Ai tregon se sot ka udhëtuar nga Austria për të ndjekur me zemër në stadium këtë moment kaq të veçantë dhe kyç për Kombëtaren që ka të bëjë me rrugën drejt Botërorit. Muleci nuk është vetëm tifoz kuqezi, por ai nga prekur fushën edhe si lojtar i Sk Sturm Graz.