Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Opozita në protestë, Boçi: Orteku ka dëshmuar se kur nis, bëhet i papërballueshëm
Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi shprehet se protesta e 17 nëntorit, është një indinjatë ndaj qeverisë Rama, për shkak se opozitës i është rrëmbyer çdo hapësirë kontrolli apo debati parlamentar. Boçi tha se thirrja e protestës dhe ngritja e platformës së rezistencës, ishte momenti i duhur, pasi ishte kërkuar jo vetëm nga qytetarët por edhe vetë strukturat e PD. Sipas Boçit, sot qytetarët kanë shumë arsye për të protestuar, kjo sepse pushteti ka hyrë në xhepat e shqiptarëve, duke i rënduar më tej ato. ‘Orteku ka dëshmuar se kur nis, bëhet i papërballueshëm’, u shpreh ndër të tjera Boçi. “Pas veprimeve të fundit ndaj qeverisë nga ana e SPAK, në kushtet kur në parlament opozitës i është rrëmbyer çdo hapësirë kontrolluese, apo debati parlamentar, ka...