Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Greqia bëhet nyje energjetike e Europës, Mitsotakis dhe Zelensky firmosin marrëveshjen historike të gazit
Greqia u vendos sot në qendër të hartës energjetike europiane, ka deklaruar kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, pas nënshkrimit të marrëveshjes së re energjetike me Ukrainën, gjatë vizitës së presidentit Volodymyr Zelenskyy në Athinë, që konsiderohet se mbarti simbolikë dhe pritshmëri të larta. Në krah të kreut të qeverisë greke dhe në prani të ambasadores së re amerikane, Zelensky shfaqi mirënjohje të hapur, jo vetëm ndaj Greqisë, por edhe ndaj presidentit amerikan Donald Trump, duke e cilësuar këtë bashkëpunim thelbësor për një dimër që pritet jashtëzakonisht i vështirë për vendin e tij, i cili përballet me sfida të mëdha energjetike dhe të sigurisë. “Nënshkruajmë një marrëveshje shumë të rëndësishme në lidhje me furnizimin e Ukrainës me gaz natyror nga Greqia. Në thelb, po aktivizojmë atë që...