VIDEO/ Noizy në ”Air Albania”, reperi shihet i veshur me fanellën kuqezi

VIDEO/ Noizy në ”Air Albania”, reperi shihet i veshur me fanellën kuqezi

Showbiz E Diel, 16 Nëntor 2025 17:01 Reperi i mirënjohur Noizy është në stadiumin ”Air Albania”, për të ndjekur super sfidën Shqipëri-Angli. Siç ka treguar edhe në rrjete sociale ku ka postuar video nga stadiumi i veshur me fanellën kuqezi, ku si mijëra shqiptarë edhe ai pret të shkruhet histori në Tiranë. Edhe pse ka një të kaluar në Angli, sot në stadium është si tifoz kuqezi. Me veshje, këngë dhe valle patriotike, tifozët e Kombëtares të ngjyrosur kuqezi e kanë kthyer në festë këtë mbrëmje në rrugët e Tiranës. Përpara ndeshjes me Anglinë e cila nis sot në orën 18:00 në “Air Albania”, kuqezinjtë po krijojnë një atmosferë unike ku nuk mungojnë flakadanët.