Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Misteri mbi ministrin e Jashtëm rus/ A e ka dëbuar Putini aleatin e tij më të ngushtë nga Kremlini?
A e ka dëbuar Putini aleatin e tij më të ngushtë nga Kremlini? Kjo është tema më e nxehtë politike në Rusi, por edhe në vendet perëndimore. Spekulimet mbi një ndryshim prapa skenave në Kremlin u ndezën javën e kaluar pasi Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, ishte i vetmi anëtar i përhershëm i këshillit të sigurisë që mungonte në seancën e së martës së kaluar. Duke shtuar misterin, Lavrov u la gjithashtu jashtë delegacionit të Rusisë në samitin e ardhshëm të G20 në Afrikën e Jugut, me një zyrtar më të ulët të emëruar në vend të tij. Analisti ushtarak, Profesor Michael Clarke, thotë se zhdukja e Lavrovit nga ngjarjet ‘live’ të Kremlinit “nuk do të thotë se ai është i izoluar diku”,...