Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Orë ligjore e verës gjatë gjithë vitit/ Peticion në Itali, të hënën shkon në parlament
Tetëdhjetë e katër përqind e qytetarëve europianë e duan, 352,000 italianë kanë firmosur një peticion për këtë gjë, e tani, në Itali, çështja shkon në Parlament: Ndryshimi i orës është kthyer sërish në temë të nxehtë të momentit, me gjithmonë e më shumë njerëz që shprehen kundër tij. Në Spanjë, vetëm pak javë më parë, Kryeministri Pedro Sánchez e riktheu këtë çështje në tryezën europiane, duke e quajtur ndryshimin e orës si “krejtësisht të pakuptimtë” dhe duke e nxitur Brukselin të rihapë një diskutim që ka mbetur në vendnumëro prej vitesh. Ky është ende një veprim paraprak, pa votim apo debat formal, por është i mjaftueshëm për ta rikthyer çështjen në qendër të axhendës, thotë Corriere della Sera. Itali, ideja e një ore që nuk...