Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
SYRI TV/ Vdes 48 vjeçarja, familja akuza mjekëve
Gentiana Nano, 48 vjeçe, ka humbur jetën në rrethana të paqarta këtë të diel në Korçë. Familjarët drejtojnë gishtin e akuzës ndaj bluzave të bardha, të cilët, ndonëse për 48 orë e kishin dërguar dy herë me urgjencë në spital dhe ajo ankohej, sipas tyre, neglizhuan rastin e saj. Një 48-vjeçare ka ndërruar jetë në banesë në lagjen 15 të qytetit të Korçës, teksa familjarët hedhin akuza ndaj mjekëve. Gentiana Nano u dërgua dy herë brenda dy ditësh në spital dhe, ndonëse ajo ankohej, mjekët, sipas familjarëve, e nxirrnin nga spitali pasi i bënin disa injeksione ose i jepnin ilaçe. Këtë të diel, Nano u gjet e pajetë në dhomën e saj, ndërsa i biri rrëfen peripecitë e hasura, duke ngritur disa pyetje që shtojnë...