VIDEO/ Në pritje të ndeshjes kundër Anglisë, kuqezinjtë “i vënë flakën” Tiranës, “ndizet” kryeqyteti

tifozët

TIRANË- Teksa na ndajnë më pak se 3 orë nga ndeshja kundër Anglisë, tifozët kuqezinjë kanë mbushur kryqeqytetin. Më këngë patriotike, flamuj dhe flakdane, tifozët kanë nisur festën në rrugët dhe lokalet e Tiranës. 

Prej orës 15:00, ka nisur hyrja e tifozëve në stadiumin “Air Albania”, për ndeshjen Shqipëri-Angli. Ashtu siç u njoftua një ditë më parë nga autoritetet, ka kontrolle të imtësishme nga policia, për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes. Ndërsa që prej orës 14:00, janë bllokuar 11 segmente rrugore.
Ndeshja Shqipëri-Angli mund të konsiderohet një “miqësore luksi” pasi llogaritë në Grupin K pothuajse janë mbyllur. “Tre Luanët” luajnë për rekodin duke mos pësuar asnjë gol në kualifikues, ndërsa kombëtarja shqiptare do jetë pjesë e fazës play-off dhe më 20 nëntor do mësojë rivalin për gjysmëfinalen që do luhet më 26 mars 2026./ZËRI