Emri/ Ky është shqiptari që vdiq në vendin e punës në Greqi, shpërthejnë protestat

Emri/ Ky është shqiptari që vdiq në vendin e punës në Greqi, shpërthejnë protestat

Mariglen Hoxha 45-vjeç është shqiptari i cili humbi jetën teksa ishte duke punuar në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën Mytilene, ku ai ishte duke bërë punime në çatinë e një shtëpie kur ra, në rrethana ende të papërcaktuara, nga një lartësi e madhe në tokë dhe për pasojë humbi jetën. Sipas mediave vendase, lidhur pas ngjarjes Qendra Punëtore e Mytilinit dhe Sindikata e Ndërtuesve organizuan një protestë dhe tubim solidariteti për familjen e viktimës ku merrni pjesë edhe shumë emigrantë shqiptarë. Protestuesit denoncuan mungesën e masave të sigurisë dhe theksuan se shumë punonjës në sektorin privat janë të detyruar të bëjnë dy ose tre punë për të përballuar jetesën. Duke mbajtur pankarta në duar në Sheshin Sappho, ata kanë kërkuar  masa konkrete për të...