Nis festa në rrugët e Tiranës, tifozët kuq e zi ndezin atmosferën

Nis festa në rrugët e Tiranës, tifozët kuq e zi ndezin atmosferën

Kjo e dielë e ka veshur Tiranën “Kuqezi” pasi me mijëra tifozë të Kombëtares janë mbledhur për t’i dhënë jetë festës para sfidës së shumëpritur ndaj Anglisë, që nis në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”. Me flamuj në duar, qeleshe tradicionale, këngë e valle patriotike, atmosfera është elektrizuese dhe plot gjallëri. Ndonëse të dyja skuadrat i kanë arritur objektivat e tyre, ky duel është shndërruar në një ndeshje luksi, një shfaqje futbolli që po pritet më shumë si festë se sa si presion rezultati. Rrugët e Tiranës kanë nisur të gumëzhijnë prej orësh, ndërsa këngët e tifozëve kanë krijuar një atmosferë që frymëzon emocione të forta. Sytë janë tani nga fusha, ku Shqipëria do të përballet me Anglinë në ndeshjen e fundit kualifikuese të...