Lirimi i hapësirave publike/ Rama ndan pamje: Vijon puna…

Lirimi i hapësirave publike/ Rama ndan pamje: Vijon puna…

Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme vijon në të gjithë vendin duke i paraprirë zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ndërhyrjet që po kryhen në kryeqytet, ku po vijon çlirimi i hapësirave publike. “Vijon puna”, u shpreh Rama, krahas pamjeve të çmontimit të strukturave metalike të ngritura pa leje nga bizneset, por edhe prishjes së lavazheve që ndodhen në lagje të ndryshme të Tiranës.