foto ilustrim: protesta e pd-tedi blushi
TIRANË- Partia e Lirisë ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës së thirrur nga Sali Berisha që do të zhvillohet nesër në orën 18:00 para kryeministrisë. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka njoftuar pjesëmarrjen përmes një postimi në rrjete sociale, ku fton edhe qytetarët e tjerë të marrin pjesë. Sipas Blushit, do t’i bashkohen protestës për të mbrojtur familjen, fëmijët dhe demokracinë.
“Të hënën, më 17 Nëntor, në orën 18:00, bashkohemi të gjithë nc protestë përballë Kryeministrisë!
Për të mbrojtur familjen dhe fëmijët tanë, të cilët sot përballen me ligje çnjerëzore që synojnë të normalizojnë perversitetin, vesin dhe degjenerimin. Për të mbrojtur ekonominë e familjeve shqiptare, të rënduar çdo ditë e më shumë nga kosto të papërballueshme të jetesës dhe nga hajdutëritë e përditshme të Qeverisë.
Për të mbrojtur demokracinë, e cila po kërcënohet më shumë se kurrë nga një regjim që vepron si armik i lirive dhe të drejtave tona. Le ta ngremë zërin së bashku! Le të tregojmë se ky vend ka njerëz të ndershëm dhe patriotë që nuk dorëzohen kurrë!
PROTESTO PËR FAMILJEN, PËR EKONOMINË, PËR DEMOKRACINË” shkruan Tedi Blushi.
Pak ditë më parë, Partia Demokratike njoftoi datën dhe orën e protestës para kryeministrisë kundër qeverisë. Protesta do të mbëhet ditën e hënë, më 17 nëntor, ora 18:00./ZËRI
