Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Kapet “transportuesi” në Durrës, marinari italian tentoi të kalonte pakon me kanabis
pakoja me kanabis e sekuestruar DURRËS- Një 25-vjeçar italian, marinar i një trageti të linjës me Ankona-n, është arrestuar në flagrancë në Portin e Durrësit. Marinari italian tentontoi të kalonte një pako me lëndë narkotike të dyshuar si kanabis në tragetin e linjës Durrës–Ankona. Gjatë kontrollit fizik, të riut italian i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pako brenda së cilës kishte lëndë narkotike në formë boçeje, të dyshuar kanabis. Njoftimi: Durrës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Stacionit të Policisë Kufitare të Portit Durrës. Vihet në pranga një shtetas italian, marinar në një traget linje Durrës – Ankona, i cili tentoi të kalonte në portin e...