Vullkani japonez shpërthen pas 13 muajsh

Vullkani japonez shpërthen pas 13 muajsh

Vullkanin Sakurajima në ishullin e madh të Kyushu, në perëndim të Japonisë ka shpërthyer sot. Kjo ka shkaktuar anulimin e dhjetëra fluturimeve dhe ka sjellw një re tymi dhe hiri deri në 4.4 kilometra në ajër.  Mediat e huaja shkruajnë se Sakurajima, e vendosur në majën jugore të Kyushu pranë qytetit të Kagoshimës, shpërtheu rreth orës 6 të pasdites të shtunën.Dy shpërthime të tjera u regjistruan rreth orës 2:30 të mëngjesit dhe 10:50 të mëngjesit. Autoritetet njoftuan se ky është shpërthimi i parë që ka dërguar re tymi dhe hiri 4 kilometra ose më lart në gati 13 muaj. Mediat lokale raportuan gjithashtu se 30 fluturime për në dhe nga aeroporti i qytetit të Kagoshimës u anuluan për shkak të rënies së hirit vullkanik. Ata thanw se hiri vullkanik...