Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Ministri i jashtëm gjerman vizitë në Ballkan: Test për kursin e Gjermanisë në rajon
Ministri i jashtëm gjerman, Johann Wadephul nis sot në Sarajevë një vizitë katërditore në një rajon të cilin ai e njeh mirë. Shefi i diplomacisë gjermane ka drejtuar për vite me radhë Grupin e Ballkanit Perëndimor të CDU/CSU në Bundestag. Këtë herë ndërkohë, siç kujton dhe DW, nuk udhëton si politikan specialist, por si drejtues i një ministrie, kursi i së cilës ndaj vendeve të këtij rajoni perceptohet gjithnjë e më i paqartë. Më herët, gjatë një takimi në Berlin, Ministrja e Integrimit të Malit të Zi, Biljana Papovic, qe shprehur se shpreson për “më shumë angazhim nga Gjermania dhe më shumë qartësi se Ballkani Perëndimor mbetet prioritet i qeverisë gjermane”. Për Podgoricën, drejtimi energjik i Gjermanisë mbetet thelbësor – jo vetëm për marrëdhëniet dypalëshe,...