Vrau të birin me thikë në Tiranë, prokuroria çon për gjykim dosjen e 74-vjeçarit

Vrau të birin me thikë në Tiranë, prokuroria çon për gjykim dosjen e 74-vjeçarit

Pas 9 muajsh hetime Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim vrasjen e 37 vjeçarit Asim Gjoni, krim për të cilin autor është babai i tij Hekurani.  Krimi ndodhi këtë shkurt në Tiranë pas një konflikti të çastit ku 74 vjeçari qëlloi për vdekje me thikën e bukës të birin. Përpara hetuesve i moshuari shpjegoi se kur ishin duke drekuar në shtëpinë e tyre u ngacmuan me fjalë me të birin  dhe në inat e sipër e ka qëlluar me shpullë. I biri i është kundërpërgjigjur dhe mes tyre ka ndërhyrë vajza që ka tentuar t’i ndajë. Sipas Hekuran Gjonit i biri Asimi ka shtyrë të motrën duke e rrëzuar në tokë çka ka sjellë acarimin e tij. Në ato momente ka kapur thikën në tavolinë...