Tritoli në Kamëz për 500 mijë euro “gjobë”, arrestohet polici Jeton Lami që shoqëroi për herë të fundit Ervis Martinajn

Tritoli në Kamëz për 500 mijë euro “gjobë”, arrestohet polici Jeton Lami që shoqëroi për herë të fundit Ervis Martinajn

foto ilustrim: vendngjarje ne kamez-Jeton lami dhe ervis martinaj KAMËZ- Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Kamëz, në ambjentet e jashtme të një restoranti "Perla e Detit", në bulevardin “Nënë Tereza”. Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka identifikuar 4 autorët, ku 3 prej tyre janë arrestuar Jeton Lami 31-vjeç, ish-polici i cili shoqëroi për herë të fundit Ervis Martinajn përpara se të zhdukej. Po ashtu në pranga ka rënë edhe Florin Domi 30-vjeç dhe Flogert Mezhika 34-vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim E. L 31-vjeç. Dyshohet se këta persona kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 mijë eurosh, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, Saimir Sina. Restoranti...