Stuhia ‘Claudia’ shkakton tre viktima në Portugali dhe përmbytje të mëdha në Britani

Stuhia ‘Claudia’ shkakton tre viktima në Portugali dhe përmbytje të mëdha në Britani

Stuhia e fuqishme “Claudia” ka shkaktuar tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në Portugali, ndërsa në Britani ekipet e shpëtimit po kryejnë evakuime për shkak të përmbytjeve në Uells dhe Angli. Portugalia dhe pjesë të Spanjës fqinje janë goditur prej disa ditësh nga moti ekstrem i sjellë nga stuhia, e cila të shtunën mbërriti edhe në Britani dhe Irlandë. Dy nga viktimat në Portugali ishin një çift i moshuar, trupat e të cilëve u gjetën në shtëpinë e tyre të përmbytur në Fernao Ferro, pranë Lisbonës. Sipas ekipeve të emergjencës, ata po flinin dhe nuk arritën të largoheshin pasi niveli i ujit u rrit gjatë natës. Të shtunën, një tornado goditi zonën turistike të Albufeirës në jug të Portugalisë, duke shkaktuar dëme të mëdha....