Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik ldroge, ekstradohet nga Italia në Shqipëri 31-vjeçari
Një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Roma. Ai ishte dënuar në vitin 2024 me 6 vite burg nga Gjykata e Apelit në Tiranë për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe mosbindje ndaj policisë. Rasti i tij i njohur fillon në vitin 2022, kur gjatë dorëzimit të drogës u kap nga policia. Për të shmangur arrestimin, hodhi lëndën narkotike dhe u largua me makinë me targa të huaja, duke mos ndaluar në një pikë kontrolli pranë Divjakës. Pas ardhjes në Shqipëri, ai iu dorëzua Drejtorisë së Burgjeve për të vuajtur dënimin. Njoftimi: Interpol Tirana Ekstradohet nga Italia, një shtetas i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Si...