Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Tritoli në Kamëz për 500 mijë euro “gjobë”/ Arrestohet polici që shoqëroi për herë të fundit Ervis Martinajn, në kërkim Ervis Lami
biznesi-pamje nga kamerat KAMËZ- Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Kamëz, në ambjentet e jashtme të një restoranti "Perla e Detit", në bulevardin “Nënë Tereza”. Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka identifikuar 4 autorët, ku 3 prej tyre janë arrestuar Jeton Lami 31-vjeç, ish-polici i cili shoqëroi për herë të fundit Ervis Martinajn përpara se të zhdukej. Po ashtu në pranga ka rënë edhe Florin Domi 30-vjeç dhe Flogert Mezhika 34-vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim Ervis Lami 31-vjeç, i cili ka qenë në kërkim më herët dhe për vrasjen e postierit Lulzim Visha në janar të këtij viti. Dyshohet se këta persona kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej...