Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Denoncimi i Bardhit: Presidenti Bajram Begaj ka marrë peng betimin e gjyqtarit kushtetues Asim Vokshi
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, akuzon Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, se ka futur në ngërç kushtetues Gjykatën Kushtetuese, duke penguar për 47 ditë procedurën e betimit të gjyqtarit kushtetues të zgjedhur, Asim Vokshi. Bardhi thekson se ky veprim është antikushtetues dhe cenon pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese, duke shkelur nenin 129 të Kushtetutës dhe nenin 8 të Ligjit nr. 8577/2000. Sipas tij, Presidenti po shërben interesa politike të kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste. Ai apelon që Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese të reagojnë menjëherë për të mbrojtur autoritetin e tyre dhe të rivendosin funksionimin normal të institucioneve kushtetuese. REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI Pasi ndërhyri në mënyrë tërësisht antikushtetuese në mandatet e gjyqtarëve kushtetues duke...