Në kërkim për tritolin në Kamëz, Elvis Lami i përfshirë edhe në vrasjen e postierit Visha

Në kërkim për tritolin në Kamëz, Elvis Lami i përfshirë edhe në vrasjen e postierit Visha

Ervis Lami, i shpallur në kërkim për shpërthimin me tritol në Kamëz rezulton të jetë një emër i dëgjuar për policinë. Raportohet se Lami, përpara këtij krimi ka qenë person i kërkuar nga drejtësia pasi dyshohet për vrasjen e postierit Lulëzim Visha. Ndërsa lidhur me ngjarjen në Kamëz, Lami dyshohet se në bashkëpunim me Jeton Lamin, Florin Domin dhe Flogert Mezhikën, i kanë vendosur tritol biznesit për një gjobë me vlerë 500 000 euro të cilën pronari ka refuzuar ta paguajë. Sakaq hetimet ende nuk quhen të përfunduara pasi ka dyshime se në këtë skemë gjobvënieje të ketë dhe persona të tjerë të përfshirë.