Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Dy “të fortët” që i vunë tritolin biznesit në Kamëz/ Elvis Lami i përfshirë në vrasjen e postierit, Jeton Lami, i fundit që takoi Martinajn
Është zbardhur sot nga policia shpërthimi me eksploziv, i vendosur një ditë më parë ndaj një biznesi për gjobëvënie në Kamëz. 500 mijë euro ishte gjoba që Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika dhe Ervis Lami i vunë pronarit të objektit, dhe kur ai refuzoi, ata i vunë eksplozivin duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se dy prej emrave janë të njohur për policinë. Jeton Lami, dikur oficeri i forcave Operacionale të Policisë së Shtetit është i dënuar për shpërdorim detyre pasi shoqëronte Ervis Martinajn dhe rezulton te jetë personi i fundit që e ka takuar atë, 2 vjet pas lirimit nga burgu rishfaqet sërish në skenën e kronikës së zezë këtë herë për gjobvënie. Ndërsa Ervis Lami edhe përpara...