Dhunuan dhe plagosën me armë 42-vjeçarin, arrestohen dy vëllezërit në Malësi të Madhe, në kërkim  nipi

Dhunuan dhe plagosën me armë 42-vjeçarin, arrestohen dy vëllezërit në Malësi të Madhe, në kërkim nipi

Policia vendore e Shkodrës ka identifikuar dhe vënë në pranga autorët e ngjarjes së mbrëmshme, ku 42-vjeçari Edison Tirana u qëllua me armë zjarri dhe më pas u dhunua me sende të forta. Lidhur me ngjarjen u arrestuan dy vëllezërit Gjovalin Gjekaj dhe Pëllumb Gjekaj, banues në fshatin Pjetroshan të Malësisë së Madhe, ndërsa nipi i tyre është shpallur në kërkim. Sipas Policisë, konfliktit mes palëve i ka paraprirë një debat qe ka nisur që në doganën e Hanit të Hotit. Më pas, në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut, dy vëllezërit Gjekaj dyshohet se kanë qëlluar me pistoletë drejt automjetit “Mercedes Benz” me të cilin udhëtonte Edison Tirana, 42 vjeç, nga fshati Trush i njësisë Bërdicë. Të shtënat kanë goditur edhe gomat e automjetit, duke...