Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Asnjë pagë nën 500 euro”/ Rama në podkastin “Flasim”: Kapërcyem të gjitha pengesat me çeljen e grupkapitujve
Nga podkasti “Flasim”, kryeministri Edi Rama tha se kryefjala e javës që lamë pas, ka qenë vendosja e pensioneve në fokusin e mandatit të katërt. “Kjo ka qenë një javë lajmesh të mira, me kryelajmin për vendosjen e pensioneve në fokusin e mandatit të katërt dhe të angazhimit financiar në buxhetin afatmesëm për të arritur objektivat ambiciozë të shpallur paraprakisht, kur e kërkuam mandatin e katërt, – e thënë ndryshe për çuarjen e pensionit mesatar urban të plotë në 400 euro dhe të pensionit rural mesatar minimal në 180 euro”-tha Rama. Duke folur për rritjen e pagave, Rama përsëriti edhe njëherë se nuk do të ketë më pagë nën 500 euro, duke filluar nga janari. “Po ashtu, lajmi për pensionet është pasuar nga lajmi për...