Tritoli për gjysmë milioni euro gjobëvënie ndaj biznesit në Kamëz/ Identifikohen katër autorët, mes tyre ish-polici Jeton Lami

Tritoli për gjysmë milioni euro gjobëvënie ndaj biznesit në Kamëz/ Identifikohen katër autorët, mes tyre ish-polici Jeton Lami

Dikur oficeri i forcave Operacionale të Policisë së Shtetit i dënuar për shpërdorim detyre pasi shoqëronte Ervis Martinajn dhe rezulton te jetë personi i fundit që e ka takuar atë, 2 vjet pas lirimit nga burgu rishfaqet sërish në skenën e kronikës së zezë këtë herë për gjobvënie.  Jeton Lami së bashku me 3 miq të tij i vuri një biznesmeni në Kamëz nga gjobë prej gjysmë milioni euro. Kur ky i fundit refuzoi të paguajë, një ditë më parë ata i vendosën eksploziv në një prej pronave të tij duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si edhe shumë panik në zonë. Kamerat kanë kapur autorin me jelek fosforishent pasi vendosi lëndën eksplozive që e aktivizoi me fitil u largua nga vendngjarja me biçikletë.. Shpërthimi...