Protesta para kryeministrisë, Berisha: Kjo është alternativa e vetme! Hap i rëndësishëm kundër narkoparlamentit

Protesta para kryeministrisë, Berisha: Kjo është alternativa e vetme! Hap i rëndësishëm kundër narkoparlamentit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se duke nisur nga e hëna, opozita do të nisë “platformën parlamentare”. Më anë të një postimi në Facebook, lideri i opozitës shkruan se kjo platformë do të ngrihet para kryeministrisë dhe sipas tij është alternativa e vetme që mbetet pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat. Sipas tij ky hap synon të krijojë një hapësirë për opozitën dhe të rikthejë debatin në politikë. “Nesër Partia Demokratike ndërmerr hapin më të rëndësishëm kundër narkoparlamentit të kontrolluar nga Ramaduro. Fillimi i platformës parlamentare, përpara kryeministrisë! Kjo është alternativa e vetme që mbetet pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat! Dhe në kushtet që opozita lejohet të flasë vetëm 1 herë nga 9 seanca parlamentare”, shkruan...