Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
EMRAT/ I vendosën tritol biznesit në Kamëz pasi refuzoi të paguajë ‘gjobën’ 500 mijë euro, prangosen 3 të rinj
Zbardhet dhe dokumentohet, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz, ku një biznesi iu vendos lëndë plasëse. Identifikohen 4 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 3 prej tyre, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër. Në kuadër të operacionit policor “Motivi” u arrestuan shtetasit Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika. Njoftimi i policisë: Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Motivi”. Zbardhet brenda 24 orëve dhe dokumentohet, si rezultat i aplikimit të metodave proaktive, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz, ku një biznesi iu vendos lëndë plasëse. Identifikohen 4 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 3 prej tyre, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës të DVP...