Foto ilustruese
PËRMET- Tre zhdulje misteripze në dy vite pa asnjë gjurmë kanë alarmuar Përmetin. Tre qytetarë janë zhdukur në të njëjtën vijë rrugore, duke krijuar një situatë shqetësuese dhe misterioze. Lidhur me këtë, Këshilli Bashkiak i Përmetit ka marrë vendimin e rëndësishëm që rrugët e qytetit të dhe rrethina të monitorohen me kamera sigurie.
“Këshilli Bashkiak Përmet merr vendimin që rrugët në qytet dhe rrethina të monitorohen me kamera sigurie. Ky vendim i duhur vjen menjëherë pas ngjarjeve ende të pazbardhura të humbjes pa lenë gjurmë të katër qytetarëve në periferinë jugore të Përmetit…”, thuhet në njoftim.
3 zhdukje në të njëjtën rrugë
Agron Çumani është rsati më i fundit, i cili është parë për herë të fundit në segmentin e vjetër të rrugës Përmet-Lëshicë dhe prej atëherë asgjë nuk dihet për fatin e tij. Në të njëjtën zonë, dy persona të tjerë, Niko Dhimitri dhe Filip Kristidhi, kanë humbur gjurmët prej dy vitesh, pa u gjetur asnjë shenjë, as nga familjarët, as nga komuniteti, dhe as nga autoritetet policore.
Arjan Dumi, shefi i Komisariatit Përmet në një përgjigje për ZËRI ka dhënë detaje në lidhje me hetimin që po kryhet sa i përket ngjarjes së rëndë ku tre persona rezultojnë të zhdukur në dy vite pa asnjë gjurmë.
Ndërkohë burime të tjera për ZËRI raportojnë se rastet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, duke njoftuar se Agron Çumani, i vuante nga skleroza. Dyshimet janë se tre personat mund të jenë hedhur në lumin Vjosë. Situata alarmante ka ngritur shumë pyetje tek banorët e zonës, teksa pritet që hetimi i nisur të ketë një rezultat./ZËRI
