Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Rama: Materializuam 16 marrëveshje me Italinë, të lidhura me volum financimesh dhe projektesh
“Mbledhja e parë mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, në ishte një ditë absolutisht e veçantë në të gjithë historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit tonë.” Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama në rubrikën “Shënimet e javës” të podkastit “Flasim”. Rama tha se Shqipëria sot gjendet në një stad si kurrë më parë për sa i përket dinjitetit dhe respektit ndërkombëtar. “Mbledhja e përbashkët, një format i mirënjohur për publikun shqiptar falë mbledhjeve të përbashkëta mes qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, apo të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, ishte një moment shumë i rëndësishëm i thellimit të bashkëpunimit strategjik me Italinë, ku u materializuan 16 marrëveshje të reja, të cilat janë të lidhura me një volum të konsiderueshëm financimesh, projektesh dhe...