Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Arrestohet finlandezi në kërkim ndërkombëtar fshihej në Tiranë
Një shtetas finlandez i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në zonën e Laprakës, në Tiranë. Sipas policisë, ndaj 30 vjeçarit me iniciale L.E ishte caktuar në Finlandë masa “arrest me burg” për vjedhje, kanosje dhe hyrje në banesë private. Arrestimi u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Finlandës. “U bë i mundur ndalimi i shtetasit L. E., 30 vjeç, me shtetësi finlandeze. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Finlandës Perëndimore, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për një sërë veprash penale të rënda, përfshirë: Hyrje në banesë private, Vjedhje me dhunë, Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie (mbetur në tentativë), Heqje e paligjshme e lirisë”,- thuhet në njoftimin e Policisë.