Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Shkolla iu dhurua për resort oligarkëve”/ Zhupa: Mësimi në Sarandë në kushte jo normale
Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka ngritur sot një shqetësim në lidhje me mësimdhënien në qytetin e Sarandës. Ajo thotë se dy shkolla 9 vjeçare në këtë qytet e zhvillojnë mësimin me turne dhe në kushte aspak të papërshtatshme për nxënësit. Ajo ngre akuza se godina e “Eco Kampus” për të cilën janë harxhuar 348 milionë lekë nga taksat e qytetarëve dhe që supozohej të ishte shkollë, qëndron e mbyllur prej 8 vitesh dhe se bashkia e qytetit ja ka kaluar godinën investitorëve privatë, duke e shndërruar nga shkollë publike në një projekt hotelier. Deklarata e Zhupës Jemi në vitin 2025 dhe ende qytete si Saranda vuajnë nga mësimi me 2 turne. 2 shkolla 9 vjeçare të Sarandës, ofrojnë mësim për nxënësit e Sarandës nga ora...