Ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë, kapet finlandezi në Tiranë

Ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë, kapet finlandezi në Tiranë

Tiranë/ Vijon operacioni policor “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet në Laprakë dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin në Finlandë, një shtetas i akuzuar për vepra penale kundër jetës dhe pronës. Falë informacionit të siguruar nga Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda dhe DVP Vlorë, dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranë, u bë i mundur arrestimi në Laprakë, me qëllim ekstradimi në Finlandë, i shtetasit finlandez: L. E., 30 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Zyra e Prokurorit në Finlandën Perëndimore i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Hyrje në banesë private”, “Vjedhje me dhunë”, “Shtrëngim me anë të kanosjes...