Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
REL: Vetëvendosja – nga lëvizje kundër pushtetit në pushtet kundër të gjithëve
“Të gjithë janë bashkuar kundër nesh”, thotë Albin Kurti duke përshkruar skenën politike në Kosovë sipas Lëvizjes së tij Vetëvendosje. Për partinë më të madhe në vend, çdo veprim i opozitës është një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj saj. Por për disa vëzhgues, ky perceptim është më shumë një zgjedhje strategjike e Vetëvendosjes sesa pasqyrë e realitetit politik. Natën e rundit të dytë të zgjedhjeve lokale, më 9 nëntor, kreu i Vetëvendosjes trumbetoi fitoren e partisë së tij në shtatë komuna të Kosovës, përkundër atyre që ai i quajti kushte të pazakonta politike. “I falënderoj kandidatët tanë, ekipet e tyre, shtabet zgjedhore dhe aktivistët tanë, të cilët kanë pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste, të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër...