Ilaçet mund të ulin nivelin e vitaminave dhe mineraleve në trup dhe të shkaktojnë sëmundje të tjera

Ilaçet mund të ulin nivelin e vitaminave dhe mineraleve në trup dhe të shkaktojnë sëmundje të tjera

Përdorimi afatgjatë i disa barnave mund të ndikojë ndjeshëm në ekuilibrin e vitaminave dhe mineraleve në organizëm, gjë që shpesh neglizhohet. Edhe barnat e zakonshme, si aspirina, me kalimin e kohës mund të shkaktojnë çrregullime në metabolizmin e mikronutrientëve, duke çuar në anemi, imunitet të dobësuar ose rikuperim më të ngadalshëm nga infeksionet. Cilat barna ndikojnë në nivelin e vitaminave të grupit B Barnat që veprojnë në sistemin tretës, ekuilibrin hormonal ose sistemin nervor prekin më shpesh vitaminat e grupit B. Antacidët, kontraceptivët oralë dhe fenitoina ulin efikasitetin e vitaminës B1, ndërsa te vitamina B2 ndikojnë negativisht kontraceptivët, tetraciklinat dhe disa antibiotikë si aminoglikozidet dhe makrolidet. Vitamina B3 mund të bjerë te personat që përdorin karbidopë (për sëmundjen e Parkinsonit) ose izoniazid (për tuberkuloz). Vitamina B6...