Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Teliti tregon detajet e organizimit

Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Teliti tregon detajet e organizimit

Nënkryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka dhënë detaje në lidhje me protestën që pritet të mbahet ditën e nesërme para Kryeministrisë. Ai thotë se kjo protestë ka ardhur për faktin se hapësira parlamentare është ngushtuar shumë. Teliti shton se para Kryeministrisë përfaqësuesit e opozitës do mbajnë fjalimet dhe qëndrimet e tyre mbi aktualitetin politik, ekonomik dhe social i cili sipas tij vazhdon të rëndohet dita ditës. Sipas tij kjo është e para protestë në rradhën e saj e cila do jetë pastaj periodike. “Përsa i përket protestës së ditës së hënë e cila është e para në llojin e saj por nuk do jetë e vetmja, ka ardhur pikërisht për faktin se hapësira parlamentare është ngushtuar shumë. Në seancat e fundit, vetëm...