Pse Rusia po godet trenat? Trefishohen sulmet në infrastrukturën hekurudhore për të paralizuar Ukrainën

Pse Rusia po godet trenat? Trefishohen sulmet në infrastrukturën hekurudhore për të paralizuar Ukrainën

Ukraina po përballet me rritje të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës së saj hekurudhore. Numri i sulmeve është trefishuar muajt e fundit dhe dëmet kapin 1 miliard dollarë. Moska në këtë mënyrë po përpiqet të shkatërrojë një nga sistemet kyçe logjistike të Kievit. “Që nga fillimi i vitit ka pasur 800 sulme mbi infrastrukturën hekurudhore, dhe më shumë se 3.000 objekte hekurudhore janë dëmtuar. Ajo që po shohim në këto sulme të përshkallëzuara është se ata synojnë trenat, duke u përpjekur veçanërisht të vrasin drejtuesit e tyre”, ka thënë Oleksei Kuleba, zëvendëskryeministër i Ukrainës. Në një vend të madh sa Ukraina, hekurudhat janë kritike. Rrjeti hekurudhor shfrytëzohet për transportin e më shumë se 63 për qind të mallrave, përfshirë edhe eksportet e grurit dhe 37% të...