‘Dielli i Ditës Tjetër’ midis debatit kulturor dhe ndjeshmërisë publike’

‘Dielli i Ditës Tjetër’ midis debatit kulturor dhe ndjeshmërisë publike’

Nga Auron Tare/ Për aq sa vlen mendimi im modest për këtë çështje, do të thoja se, para së gjithash, gjetja artistike e fotografes Kambo ka arritur të gjenerojë debat mjaft interesant. Kjo, në vetvete, është e rëndësishme për një komunitet që ka ndjeshmëri ndaj kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Personalisht, nuk mendoj se imazhi i Mozaikut ka lidhje, apo ka dashur të krijojë ndonjë “provokim” të qëllimshëm në lidhje me ligjin e debatueshëm që kaloi së fundmi në parlament. Megjithatë, fakti që ka pasur një debat të zjarrtë mbi këtë mundësi në rrjetet sociale tregon se ideja artistike e ka arritur qëllimin: ka nxitur reflektim dhe diskutim publik. Por këtu dua të shtjelloj pak më tej idenë time. Në çdo shoqëri ekzistojnë simbole, figura dhe...