Sot, përballja në “Air Albania”/ Shqipëria “mat forcat”, Anglia kërkon të mbajë rekordin, “blindohet” Tirana

Sot, përballja në “Air Albania”/ Shqipëria “mat forcat”, Anglia kërkon të mbajë rekordin, “blindohet” Tirana

Foto ilustruese TIRANË- Stadiumi "Air Albania" pret sot në orën 18:00 duelin Shqipëri-Angli, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Kjo është sfida e fundit për të dyja përfaqësueset në Grupin K, që kryesohet nga Anglia, e ndjekur nga 'kuqezinjtë' të cilët tashmë janë kualfikuar për në fazën e "play off"-it si vend i dytë.  Në kuadër të ndeshjes, autoritetet kanë njoftuar masa të forta sigurie para, gjatë dhe pas sfidës, me qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së aktivitetit. Policia ka organizuar shoqërimin e futbollistëve anglezë nga aeroporti i Rinasit, drejt hotelit, në stadium dhe në kthim. Përveç sigurisë së lojtarëve, do të sigurohet rendi publik jo vetëm pranë stadiumit, por edhe në të gjithë qytetin e Tiranës. Kontrolle të hollësishme do të kryhen në...