Debati rreth prostitucionit/ Çfarë është “Modeli Nordik”?

Debati rreth prostitucionit/ Çfarë është “Modeli Nordik”?

A është Gjermania vërtet “bordello e Evropës”? Presidentja e Bundestagut gjerman, Julia Klöckner (CDU), ka rindezur një debat rreth mënyrës se si vendi duhet të merret me prostitucionin në të ardhmen me këtë etiketë. Në një fjalim të martën, Klöckner kritikoi legjislacionin aktual në Gjermani. Sipas saj, prostitutat nuk janë të mbrojtura në mënyrë të mjaftueshme. “Jam e bindur fuqimisht se më në fund duhet ta ndalojmë prostitucionin dhe blerjen e seksit në këtë vend”, deklaroi Klöckner dhe menjëherë mori mbështetje nga kolegia e saj e partisë Nina Warken. “Ashtu si vendet e tjera, Gjermania ka nevojë për një ndalim të zbatueshëm ligjërisht për blerjen e seksit”, tha Ministrja Federale e Shëndetësisë për Rheinische Post. Prostitutat duhet të mbeten të pandëshkuara dhe të marrin mbështetje gjithëpërfshirëse për t’u...