Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros! DW: Rama ‘fanar ndriçues’ i Sorosizmit

Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros! DW: Rama ‘fanar ndriçues’ i Sorosizmit

Oligarku bullgar me ndikim në vendin e tij Delian Peevski do të kishte dashur prej kohësh të shihte një hetim parlamentar mbi aktivitetet e miliarderit amerikan të bursës dhe filantropit George Soros dhe Fondacioneve të tij të Shoqërisë së Hapur (OSF) në Bullgari. Por prej vitesh ka munguar shumica e nevojshme parlamentare për një hap të tillë. Ndërsa javën e kaluar, më në fund kjo shumicë u arrit. Një komision i Parlamentit Bullgar i quajtur “Komisioni Ad-hoc për të shqyrtuar aktivitetet e George dhe Alexander Soros dhe fondacioneve të tyre në territorin e Bullgarisë” do të fillojë së shpejti punën e tij. Komisioni do të raportojë se cilët individë dhe organizata mbështeten nga babai dhe i biri Sorosit dhe kush ka marrë para nga fondacioni i tyre...