Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Pa qeveri dhe pa buxhet: Kosova drejt kolapsit institucional nëse dështon edhe mandati i Glauk Konjufcës
Glauk Konjufca është i mandatuari i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje për të krijuar shumicën parlamentare dhe për të formuar qeverinë e re të Kosovës. Nuk ka ndonjë njoftim nëse Konjufca ka arritur ta sigurojë shumicën. Asnjë nga partitë e deritashme në opozitë, siç thonë, nuk dëshirojnë t’i bashkohet Vetëvendosjes në një koalicion në mënyrë që të shmangeshin zgjedhjet e reja parlamentare. Kontaktet me AAK-në pa rezultat E vetmja parti që tha, se është kontaktuar në këtë fazë nga Vetëvendosja, ishte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, një përpjekje kjo për të koordinuar takime lidhur me votimin e qeverisë. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ka refuzuar t’i takojë zyrtarët e Vetëvendosjes, sikundër që do të refuzonte edhe nëse do të merrte propozime konkrete për bashkëpunim në qeverisje....