Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Britani/ Refugjatët do të përballen me 20 vjet pritje për të aplikuar për leje qëndrimi të përhershme
Personat që marrin azil në Mbretërinë e Bashkuar do të duhet të presin deri në 20 vjet për të aplikuar për leje qëndrimi të përhershme, sipas një pakete të re masash që pritet të zyrtarizohet të hënën nga Ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood, raporton BBC. Kjo reformë e thellë vjen në një kohë kur qeveria kërkon të frenojë kalimet me gomone dhe rritjen e kërkesave për azil. Sipas planit, të gjithë personat që fitojnë statusin e azilit do të lejohen të qëndrojnë në Britani vetëm përkohësisht, ndërsa statusi i tyre do të rishikohet në mënyrë periodike. Nëse vendet e tyre të origjinës do të konsiderohen më pas të sigurta, ata do të detyrohen të kthehen. Aktualisht, statusi i refugjatit zgjat pesë vjet, pas të cilëve personat...